Digjet shtëpia e prindërve të Drogba
15/04/2011 14:20
Shtëpia e prindërve të Didier Drogba, yllit të Chelsea, është djegur mbrëmjen e kaluar nga luftëtarët rebelë në Bregun e Fildishtë.
Fshatit Guiberoua, në të cilin jetojnë prindërit e sulmuesit afrikan së bashku me disa të afërm të tjerë, i është vënë flaka.
Rebelët kanë sulmuar këtë fshat sepse njihet për mbështetjen e Gbagbos, diktatorit të larguar nga vendi afrikan.
Didier Drogba ka lindur në Bregun e Fildishtë dhe është larguar në Francë kur ishte vetëm 5 vjeç. Muajin e kaluar, sulmuesi i famshëm ka bërë thirrje që luftëtarët të ulin armët dhe t’i japin fund luftës civile të përgjakshme.
Top Channel