Neymar i fiksuar pas flokëve, 12 herë ndryshoi modelin brenda një viti, paguan 2000 euro në muaj vetëm, për qethjen
Silvio Berlusconi ka folur gjatë për Milanin në një emision televiziv italian duke bërë tifozët kuqezinj të shpresojnë edhe më shumë tek e ardhmja e skuadrës së tyre.
“Milan është në krye të renditjes sepse kemi një ekip të kompletuar. Në vend të dytë është një skuadër e mrekullueshme si Napoli, por shpresoj që të qëndrojmë deri në fund në vend të parë dhe të fitojmë titullin kampion”, u shpreh Berlusconi.
“Abbiati, Thiago Silva, Nesta, Pato dhe Ibrahimovic deri para 2 muajsh kanë një notë pozitive. Më pëlqen shumë edhe Robinho”, shtoi presidenti i Milanit.
Berlusconi shkon më tej duke bërë të ditur premion për fitimin e kampionatit: “Në merkaton e ardhshme, nëse fitojmë titullin, skuadrës do t’i bashkohen 1 ose 2 kampionë të mëdhenj. Njëri nga këto mund të jetë Cristiano Ronaldo. Ëndrrat ka raste që realizohen, kurrë nuk i dihet.”
Top Channel