Mou: S’ka problem nëse humbim me Barçën

28/03/2011 10:55

Jose Mourinho ka folur për muajin prill, në të cilin ekipi që ai drejton, Real Madrid, mund të ndeshet me Barcelonën 4 herë (ndeshja e kampionatit spanjoll, finalja e Kupës së Mbretit dhe 2 ndeshjet e mundshme gjysmëfinale në Ligën e Kampioneve).

“Nëse humbasim ndaj Barcelonës në të treja kompeticionet nuk ka asnjë problem. Do ishte e padrejtë të merrnim për bazë vetëm humbjen ndaj katalanasve për të gjykuar sezonin e ekipit. Real Madrid ka bërë një punë të shkëlqyer dhe është në luftë për tre kompeticione në muajin prill. Kjo është gjëja më e vështirë për tu arritur. Vetëm Inter, Manchester United, Barcelona dhe Real Madrid janë në luftë për tripletën”, u shpreh trajneri portugez për një televizion spanjoll.

Kur u pyet pse i mbron aq shumë lojtarët e tij, Mourinho u shpreh: “Ata janë familja ime. Nëse unë nuk i mbroj, atëherë çfarë do të bëj tjetër? T’i mësoj si të godasin 11-metërshat? Këtë gjë ata e bëjnë më mirë se mua. Unë jam në stol për t’i mësuar si të luajnë në mënyrë kolektive dhe të ndjejnë se kanë një lider që është i gatshëm t’i mbrojë.”

Top Channel