Rey Manaj vazhdon të jetë protagonist në Turqi, duke shkëlqyer sërish me Sivassporin.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, menjëherë pas grumbullimit me kuqezinjtë, ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asist në sfidën kundër Pendikspor.

Manaj arriti të shënonte në minutën e 21’ për të kaluar ekipin e tij në avantazh, ndërsa në të 55’ dyfishoi shifrat.

Por spektakli i tij nuk mbaroi këtu, pasi në minutën e 64’, Manaj asistoi për golin e një tjetër shqiptari, Valon Ethemi, i cili shënoi golin e tretë.

Kështu Manaj është në garë për golashënuesin më të mirë në Ligën e Parë turke me 8 gola të shënuar në 8 ndeshje të luajtura.

Top Channel