Në futboll, tifozët mund të zemërohen për rezultatet, trajnerin apo shitjen e një ylli. Por te RB Leipzig, revolta ka një arsye krejt të pazakontë: salçiçet në stadium!

Klubi gjerman, shpesh i kritikuar për lidhjen me një kompani partnere në biznes dhe është përballur me pakënaqësinë e tifozëve pas ndryshimit të kompanisë që menaxhon ushqimin në “Red Bull Arena”.

Furnizuesi i ri amerikan ka sjellë më pak alternativa, porcione më të vogla dhe çmime më të larta. Por kjo nuk është e gjitha: salçiçet nuk kanë përmbushur pritshmëritë, patatet e skuqura janë kritikuar për cilësinë, ndërsa buka nuk është gjithmonë e freskët. Pakënaqësia shpërtheu në rrjetet sociale dhe detyroi klubin të reagojë zyrtarisht. Leipzig pranoi se ofertat ushqimore nuk përmbushin ende standardet e kërkuara dhe premtoi ndryshime për ndeshjet e ardhshme, duke përfshirë salçiçet tradicionale gjermane, bukët, pretzelët dhe currywurstin.

Klubi do të rishikojë gjithashtu madhësinë e porcioneve dhe do të vlerësojë reagimet e tifozëve pas ndryshimeve. Kështu, në një nga historitë më të pazakonta të futbollit gjerman, një luftë që nisi për salçiçet ka detyruar një klub të Bundesligës të dalë me deklaratë zyrtare.

 

Top Channel