Gjobë për Kosovën, ndëshkim për Kroacinë, por Serbia merr goditjen më të rëndë nga UEFA
Problemet financiare të ish-pronarit të Milanit, Yonghong Li, vazhdojnë edhe pas falimentimit të tij personal.
Gjykata e Hong Kongut ka urdhëruar likuidimin e Rossoneri Sport Investment, një kompani e përdorur për blerjen e klubit kuqezi në vitin 2017. Vendimi lidhet me një borxh prej afro 18 milionë eurosh, që buron nga një kredi prej 15 milionë eurosh e dhënë në gusht 2016. Kreditorja është General Fantasy Company, në pronësi të bashkëshortes së biznesmenit kinez, Huang Qingbo.
Kredia parashikonte interes vjetor prej 7% dhe duhej të shlyhej në gusht 2018. Kompania kundërshtoi likuidimin, duke vënë në pikëpyetje vlefshmërinë dhe afatin e borxhit, por gjykata i konsideroi bindëse provat e paraqitura nga kreditorja dhe rrëzoi kundërshtimet.
Çështja rikthen në vëmendje financimin e blerjes së Milanit nga Yonghong Li dhe borxhet e krijuara gjatë asaj periudhe. Në këtë histori përfshihet edhe grupi financiar China CITIC, i lidhur me financimin prej 150 milionë dollarësh përmes obligacioneve të nënshkruara nga pesë fonde. Vendimi vjen pas një tjetër goditjeje për ish-pronarin e Milanit, i cili u shpall personalisht i falimentuar në Hong Kong në korrik 2025, për detyrime financiare që arrinin rreth 250 milionë euro.
Top Channel