Rumani, romët ngrenë gjykatën e tyre
28/02/2011 19:25
Komuniteti i romëve në Rumani ka ngritur gjykatën e tij që do të zgjidhë problemet në bazë të riteve dhe zakoneve.
Lajmin e ka bërë të ditur i vetëshpalluri mbret i romëve, Florin Coaba, i cili ka saktësuar se gjykata nuk do të jetë një strukturë paralele.
“Gjykata do të ndërmjetësojë mosmarrëveshjet mes banorëve, në përputhje me traditat dhe zakonet e romëve”, ka deklaruar Coaba.
Deri më sot komuniteti rom i zgjidhte problemet përmes një grupi të moshuarish që vepronin në bazë të zakoneve, ndërsa gjykata e re do të ketë një juri prej 20 anëtarësh.
Top Channel