Shtatë shtetas kosovarë janë evakuar së fundmi nga Libia dhe kanë mbërritur në Itali.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme kosovare, e cila ka saktësuar se evakuimi është bërë në bashkëpunim me ambasadën e Kosovës në Hagë, si dhe me autoritetet holandeze.

Sipas njoftimit të MPJ, personat e evakuar janë studentë që ndiqnin studimet e tyre në qytetin e Tripolit, i përfshirë nga trazirat e përgjakshme.

Burimi shton më tej se aktualisht, ambasada kosovare në Romë po kujdeset për transferimin e tyre në Kosovë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA