Dhjetëra mijëra të huaj po përpiqen të largohen nga Libia pas përleshjeve të dhunshme mes forcave të sigurisë dhe protestuesve që lanë mbi 200 të vdekur.
Egjipti ka vendosur ushtrinë në afërsi të kufirit dhe ka ngritur spitale paraprake për mijëra qytetarë të tij që po kthehen.
Vende të ndryshme po evakuojnë qytetarët e tyre dhe kompanitë e naftës po zhvendosin stafin e tyre në vende të tjera.
Korrespondentët e mediave ndërkombëtare deklarojnë se situata në Tripoli është e qetë, por ekziston një ndjenjë intimidimi pas natës së përleshjeve.
Gjatë natës, lideri libik, koloneli Muammar Gaddafi hodhi poshtë zërat për largimin e tij për shkak të trazirave, duke i quajtur mediat e huaja si “qen”.
Duke folur për televizionin shtetëror jashtë një ndërtese të rrënuar, ai tha: “Jam në Tripoli dhe jo në Venezuelë”.
Top Channel