Diplomati Ian Cameron Cliff është emëruar ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Kosovë, njoftojnë mediat kosovare.

Cliff do të zëvendësojë në këtë detyrë Andreu Sparks, i cili pak kohë më parë u emërua si numri dy i misionit për rendin dhe ligjin, EULEX.

Ndërkohë, ambasada britanike në Prishtinë ka njoftuar se Ian Cliff do të nisë shërbimin e tij në Kosovë në muajin mars.

Më herët ai ka shërbyer si ambasador në Bosnje e Hercegovinë, Sudan dhe në selinë e OSBE-së në Vjenë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA