Spanjë, ekonomia rikthehet në rritje

12/02/2011 09:00

Ekonomia spanjolle u rrit me 0,2% në tremujorin e katërt të vitit 2010, e ndihmuar nga një rritje e ndjeshme eksportesh, bënë të ditur ekspertët.

Sipas raportit të sotëm të Institutit Spanjoll të Statistikave, në total, ekonomia pësoi një rritje prej 0,1% gjatë vitit të shkuar.

Në shtator, qeveria spanjolle aprovoi disa masa drastike për përmirësimin e situatës së rrezikshme buxhetore dhe përthithjen e investitorëve të rinj.

Analistët argumentojnë se shenjat e para pozitive të reformave janë duke u parë, ndërsa eksportet janë arsyeja kryesore që kanë nxjerrë ekonominë spanjolle nga regresi.

Pas krizës greke dhe irlandeze, Spanja është seriozisht e rrezikuar për të përfunduar në një kolaps të ngjashëm ekonomik. Nën presionin e eurozonës për të reduktuar defiçitin, Spanja miratoi së fundmi një ligj, që nge nga 65 në 67 moshën e daljes në pension.

Ndërkohë, në shpenzimet publike të një viti më parë, u bënë shkurtime prej 7,7%, ku përfshihet edhe një reduktim page prej 5% për punonjësit e administratës.

Njëkohësisht, janë rritur ndjeshëm taksat për fitimin, për ata njerëz që kanë të ardhura më të larta se 120 mijë euro në vit.

Këto masa pritet të sigurojnë 170-200 miliardë euro shtesë. Madridi ka premtuar që të ulë defiçitin në 6% të PBB në vitin 2011, nga 11,1% e vitit 2009. Megjithatë, shifra mbetet larg objektivit të vendosur nga BE, për një defiçit prej 3% në vit si maksimum.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA