Pakistan, zgjatet burgimi për amerikanin
11/02/2011 09:35
Një gjykatës pakistanez ka zgjatur me 14 ditë të tjera burgimin e shtetasit amerikan të arrestuar për vrasjen e dy personave muajin e kaluar në Lahore.
Raymond Davis u paraqit në Gjykatën e Lartë të Lahores nën masa të rrepta sigurie, ku iu dha vendimi për të qendruar nën mbikëqyrje.
Gjykata ka urdhëruar gjithashtu qeverinë pakistaneze që të sqarojë nëse zoti Davis ka apo jo imunitet diplomatik.
Ambasada amerikane në Pakistan ka deklaruar se ai e ka imunitetin dhe ka bërë thirrje për lirimin e tij.
Davis ka pranuar se qëlloi me pistoletë dy vendasit, por thotë se ka vepruar për vetëmbrojtje pasi ata po përpiqeshin ta vidhnin.
Top Channel