21 janari, Gjinushi në Prokurori

09/02/2011 10:45

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skëndër Gjinushi është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Tiranës për ngjarjet e 21 janarit. (UPDATE)

Ai është thirrur për t’u pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen.

Në përfundim të dëshmisë, kreu i PSD-së është shprehur se ka deklaruar përpara prokurorëve “ato që kam parë në demonstratën e 21 janarit se ç’bëri policia me protestuesit”.

“Jam i gatshëm të bashkëpunoj për hetimin, por policia po fsheh të vërtetën”, theksoi Gjinushi.

Kreu i PSD-së është cilësuar nga Berisha si organizator i puçit.

Në prokurori dëshmuan ditën e djeshme edhe të gjithë zyrtarët e gardës për të cilët janë lëshuar urdhër-ndalimet.

Përveç gardistit Agim Llupo që u arrestua, të tjerët po hetohen në gjendje të lirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA