Shkodër, digjet banesa në fshatin Oblikë

05/02/2011 12:10

Një banesë është shkrumbuar nga flakët mengjesin e sotëm në fshatin Oblikë të Shkodrës, ku fatkeqësisht përvec dëmeve të mëdha materiale ka pasur edhe një përson të lënduar nga  djegia  në disa pjesë të trupit.

Banesa e përfshirë nga flakët ndodhej në katin e tretë të një pallati. Në momentin kur flakët janë përhapur në banesë ndodheshin të gjithë familjarët brenda, por për fat të mirë ata kanë mundur të dalin me shpejtësi.

Vetëm njëri prej tyre, një plakë e moshuar ka marrë disa plagë të lehta djegieje, por është jashtë rrezikut për jetën. Përsa i përket shkaqeve të rënies së zjarrit, policia mendon të jetë bërë energjia elektrike.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta