Liban, protesta kundër Hezbollah
26/01/2011 03:15
Mijra persona dolën në rrugë dhe u përleshën dhunshëm me forcat e rendit për të kundërshtuar largimin e Saad Haririt nga posti i kryeministrit.
Protestuesit mbanin parrulla kundër Hezbollah dhe bënë thirrje për ndalimin sic e quajtën, të rrugës së vendit drejt një republike islamike, sipas shembullit të Iranit.
Ndërkohë, kryeministri i caktuar nga presidenti vendas, Najib Mikati mohoi se është një njeri i Hamasit dhe u kërkoi libanezëve që t’i japin një vit kohë për ta vërtetuar këtë.
Kriza në Liban nisi kur qeveria e Saad Haririt u rrëzua pasi Hezbollah tërhoqi ministrat nga koalicioni i brishtë që kishte formuar me të.
Top Channel