Itali, aksident, vdes shqiptari

23/01/2011 15:25

Një aksident i rëndë rrugor në Piacenca të Italisë i ka marrë jetën një të riu shqiptar 26 vjecar dhe dy adoleshentëve italiane, ndërsa drejtuesi i automjetit, edhe ai shqiptar, është në gjendje kritike për jetën.

22 vjecari kishte qenë nën efektin e alkoolit, dhe këtë e tregoi edhe niveli i lartë i tij në gjak.
Katër të rinjtë, sipas të dhënave të para, e kishin kaluar natën në një lokal e po ktheheshin në shtëpi me një makinë të tipit Peugeot 206. Por 22 vjecari ka humbur kontrollin e mjetit, ndoshta për shkak të rrugës së rrëshqitshme nga akulli.

Ai ka tentuar të frenoje, por ka qenë vonë, makina është rrotulluar duke u përplasur me pjesën e pasme në murin e një shtëpie, pasi kishte goditur më parë një semafor dhe një pemë në anë të rruges. Impakti i përplasjes ka qenë aq i madh, sa automjeti është copëtuar krejtësisht.

Niveli i alkoolit në gjakun e 22 vjecarit ka rezultuar 6 herë më i lartë se norma e lejuar. Ai është tashmë nën hetim për vrasje nga pakujdesia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA