Bille Eilish nuk e lënë të qetë as me pushime, fotografohet në Los Angeles me veshje sportive dhe pa grim (Foto)
Do të vizitojmë pyllin personal të një njeriu të dashuruar me natyrën. Quhet Idriz Haxhiu, prej nje viti pedagog ne pension, ndersa tani, te perditshem e tij e ka lidhur me kete plantacion pyjor, ne nje prej lagjeve te Vores, shume pranë Tiranes.
Me filozofine e tij te thjeshte sipas së cilës, pasuria e nje vendi, matet nga siperfaqja e gjelberuar, Idrizi, pak metra larg shtepise, vendosi t’i dhurojë vendit dhe vetes, një pasuri të gjelbër. Parku natyral me siperfaqe 1 ha, i mbjelle me akacie, thane e lis, e mban te lidhur me studimet ekologjike.
Kurthet rastesore me gota plastike te mbushura me alkool dhe formaline jane metoda te thjeshta per te matur ndotjen e zones. Nese kurthet e improvizuara permbajne jo-vertebore, per biologun ne karriere do te thote “ndotje ekologjike”. Dikur i fokusuar tek amfibet dhe reptilet, drejtimi i tij shkencor si biolog, keto vitet e fundit eshte perqendruar tek ullishtja. 200 rrenje te varieteve te ndryshme, ne mesin e tetorit do te presin doren e tij. Ulliri i Beratit, i njohur ndryshe si “ulliri i tavolines” dhe pemet autoktone te zones japin prodhime cdo vit, duke thyer tabune popullore te prodhimit.
Ne saje te perdorimit te humusit organik, keto peme te renduara nga frutat e tyre jane nje mikro-bote e larmishme ekologjike. “Nuk perdor kimikate, vetem plehra organike. Me kane dhene shume rezultat”, shprehet Idrizi. Dhe vijme ne shtepine e tij, nje kopesht botanik krejt origjinal, i mbjelle me shege, limon, dardhe dhe bredhat e Otoves. 18 vjet me pare kur Idrizi ndertoi shtepine e tij, kjo siperfaqe e gjelberuar ka qene “toke e djerrë”.
Me nje profesion te trasheguar nga gjyshi dhe stergjyshi, Idrizi dhe femijet e tij i dhane asaj forme dhe jete. “Morem dhe nga nje tjeter vend dhe e hodhen perreth shtepise, pastaj mbollem keto peme, shege kryesisht qe ta mbronim token nga errozioni”, vijon ai. Idrizi eshte profesor i shume studimeve shkencore dhe i vetmi shqiptar i anetaresuar ne Organizaten per Ruajtjen e Gjallesave me qender ne Paris. Me pasionin e perditshem te mbjelljes dhe rritjes, me vullnetin per te zbuluar ate qe ofron bimesia, biologu qe shenjon ne kopshtin e tij cdo udhetim, konsiderohet pa frike nje monument i gjalle i lidhjes mes njeriut e shpirtit te tij me token.
Top Channel