Nju Jork, gjëndet i vrarë diplomati latin

24/09/2010 09:10

Një diplomat nga Nikaragua është gjetur i vdekur me gurmazin e prerë në apartamentin e tij në Nju Jork.

Zyrtari konsullor Cesar Mercado, 34 vjec, u gjet i vdekur nga shoferi i tij, që kishte mbërritur në apartament për ta cuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Zëvendëspresidenti i Nikaraguas, Jaime Morales deklaroi për mediat se ka marrë garanci nga autoritetet amerikane se FBI do të hetojë ngjarjen.

Ndërkohë, një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut deklaroi se motivet e vrasjes janë ende të paqarta dhe se deri tani nuk është arrestuar asnjë person.

Shoferi e gjeti zotin Mercado të shtrirë vetëm pak hapa larg derës së hapur të shtëpisë së tij, të zhytur në një pellg gjaku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA