Kutia e Zezë, misteri i objektit që shoqëron fluturimet

21/09/2010 19:20

Në situata të fatkeqësive ajrore, ajo që kërkohet për të shpjeguar fenomenin është Kutia e Zezë.

Edhe pse ngjyra e saj nuk është aspak e zezë, ajo është e detyrueshme për avionët e transportit publik të udhëtarëve  dhe për disa kategori të automjeteve për transportin privat.

Ajo eshte e domosdoshme per te kuptuar dhe analizuar dinamiken e nje aksidenti ajror ne rast fatkeqesie. Termi “Kutia e Zeze” e ka prejardhjen nga emertesa ne gjuhen angleze “Black Box” qe nga pikpamja etimologjike eshte e pasigurte. Kutite e para te Zeza ishin vertete me ngjyre te zeze, qe perdoreshin ne rastet e zjarreve.

Ajo qe dihet eshte se pajisja e rendesishme eshte me ngjyre “portokalli”, me shirita reflektues me synim identifikimin e lehte te pajisjes nese avioni aksidentohet. Por ne zhargonin e thjeshte teknik “Kutia e Zeze” quhet “regjistrues fluturim”. Pajisja e instaluar ne avion dhe automjete regjistron te dhenat gjate levizjes dhe ruajtjen e tyre, ne rast  incidenti. Por qellimi kryesor i perdorimit te Kutise se Zese eshte hetimi, pasi ajo i mbijeton presionit, temperaturave te larta dhe aksidenteve, nderkohe qe informacioni qe regjistrohet ne Kutine e Zeze ruhet plotesisht.

Perdorimin me te madh, nga ku ajo edhe ka lindur eshte transporti ajror, ku me rregullore te vecante, parashikohet instalimi i saj, sipas peshës apo numrit të udhëtarëve që kalojnë kufijtë. Ne bordin e mjeteve qe transportojne pasagjere, ekzistojne dy kuti te zeza. 1- Flight Data Recorder (FDR), qe regjistron parametrat e natyres numerike te 25 oreve te fundit te funksionimit, duke ju mbivendosur regjistrimeve te meparshme. Numrat e parametrave te regjistruar variojne nga 50 deri ne 200 qe pergjithesisht kane te bejne me shpejtesine e avionit, kuotat, pozicionin dhe te dhenat e motorrit.

Vendoset kryesisht ne pjesen e pasme te avionit per t’i shpetuar momentit te renies ne toke. 2- Cockpit Voice Recorder (CVR), qe regjistron  tingujt ne kabinen e pilotit, ne 2 oret e fundit, ne kete kuti gjenden te regjistruara bisedat e piloteve, komunikimi i ketyre te fundit me kontrolloret e trafikut ajror, me personat e tjere qe jane prezente ne kabine dhe zhurmat e tjera te ambientit. Kjo pajisje vendoset ne pjesen e perparme te avionit dhe per arsye privacie i gjithe informacioni ne fund te fluturimeve fshihet. Kutia e zezë përbëhet nga tre pjesë kryesore: llamba, pjesa eletronike dhe ULB. Llamba shpesh eshte ne madhesine e dhjetra milimetrave qe i reziston presioneve te larta dhe temperaturave, brenda pajisjes ka regjistrues te vertete.

Dikur regjistruesi ishte, nje shirit metalik me llampen i bashkuar, me perberes elastike per te eleminuar dridhjet. Ndersa ne kutite moderne regjistruesi  perbehet kryesisht nga nje trup i vetem. ULB (Underwater Locator Beacon) është një tjeter perberes i Kutise se Zeze qe në kontakt me ujin, fillon e nxjerr një sinjal që lehtëson vendndodhjen te Kutia e Zezë. Për funksionimin  e saj perdoret energjia qe prodhohet nga një bateri.

E ndersa flasim per Kutine e Zeze  dhe vlerat e saj, dy muaj me pare, shpikesi David Uorren nderroi jete ne moshe 85 vjecare, ne shtepine e tij ne Melbourne. Ne vitin   1957 ai ia shiti prototipin e pajisjes qe krijoi nje shoqerie britanike. Ndermjetes ne eksportimin e shpikjes se Uorrenit u be nje aviator anglez. Ai u njoh me idene ndersa vizitonte Australine, me pas ishte nje kompani lokale ajrore qe filloi te fabrikonte pajisjen e domosdoshme. Vetem ne vitin  1976 Oranizata Nderkombetare e Avicionit Civil e vendosi si standart boteror perdorimin e Kutise se Zeze.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel