Bille Eilish nuk e lënë të qetë as me pushime, fotografohet në Los Angeles me veshje sportive dhe pa grim (Foto)
Në situata të fatkeqësive ajrore, ajo që kërkohet për të shpjeguar fenomenin është Kutia e Zezë.
Edhe pse ngjyra e saj nuk është aspak e zezë, ajo është e detyrueshme për avionët e transportit publik të udhëtarëve dhe për disa kategori të automjeteve për transportin privat.
Ajo eshte e domosdoshme per te kuptuar dhe analizuar dinamiken e nje aksidenti ajror ne rast fatkeqesie. Termi “Kutia e Zeze” e ka prejardhjen nga emertesa ne gjuhen angleze “Black Box” qe nga pikpamja etimologjike eshte e pasigurte. Kutite e para te Zeza ishin vertete me ngjyre te zeze, qe perdoreshin ne rastet e zjarreve.
Ajo qe dihet eshte se pajisja e rendesishme eshte me ngjyre “portokalli”, me shirita reflektues me synim identifikimin e lehte te pajisjes nese avioni aksidentohet. Por ne zhargonin e thjeshte teknik “Kutia e Zeze” quhet “regjistrues fluturim”. Pajisja e instaluar ne avion dhe automjete regjistron te dhenat gjate levizjes dhe ruajtjen e tyre, ne rast incidenti. Por qellimi kryesor i perdorimit te Kutise se Zese eshte hetimi, pasi ajo i mbijeton presionit, temperaturave te larta dhe aksidenteve, nderkohe qe informacioni qe regjistrohet ne Kutine e Zeze ruhet plotesisht.
Perdorimin me te madh, nga ku ajo edhe ka lindur eshte transporti ajror, ku me rregullore te vecante, parashikohet instalimi i saj, sipas peshës apo numrit të udhëtarëve që kalojnë kufijtë. Ne bordin e mjeteve qe transportojne pasagjere, ekzistojne dy kuti te zeza. 1- Flight Data Recorder (FDR), qe regjistron parametrat e natyres numerike te 25 oreve te fundit te funksionimit, duke ju mbivendosur regjistrimeve te meparshme. Numrat e parametrave te regjistruar variojne nga 50 deri ne 200 qe pergjithesisht kane te bejne me shpejtesine e avionit, kuotat, pozicionin dhe te dhenat e motorrit.
Vendoset kryesisht ne pjesen e pasme te avionit per t’i shpetuar momentit te renies ne toke. 2- Cockpit Voice Recorder (CVR), qe regjistron tingujt ne kabinen e pilotit, ne 2 oret e fundit, ne kete kuti gjenden te regjistruara bisedat e piloteve, komunikimi i ketyre te fundit me kontrolloret e trafikut ajror, me personat e tjere qe jane prezente ne kabine dhe zhurmat e tjera te ambientit. Kjo pajisje vendoset ne pjesen e perparme te avionit dhe per arsye privacie i gjithe informacioni ne fund te fluturimeve fshihet. Kutia e zezë përbëhet nga tre pjesë kryesore: llamba, pjesa eletronike dhe ULB. Llamba shpesh eshte ne madhesine e dhjetra milimetrave qe i reziston presioneve te larta dhe temperaturave, brenda pajisjes ka regjistrues te vertete.
Dikur regjistruesi ishte, nje shirit metalik me llampen i bashkuar, me perberes elastike per te eleminuar dridhjet. Ndersa ne kutite moderne regjistruesi perbehet kryesisht nga nje trup i vetem. ULB (Underwater Locator Beacon) është një tjeter perberes i Kutise se Zeze qe në kontakt me ujin, fillon e nxjerr një sinjal që lehtëson vendndodhjen te Kutia e Zezë. Për funksionimin e saj perdoret energjia qe prodhohet nga një bateri.
E ndersa flasim per Kutine e Zeze dhe vlerat e saj, dy muaj me pare, shpikesi David Uorren nderroi jete ne moshe 85 vjecare, ne shtepine e tij ne Melbourne. Ne vitin 1957 ai ia shiti prototipin e pajisjes qe krijoi nje shoqerie britanike. Ndermjetes ne eksportimin e shpikjes se Uorrenit u be nje aviator anglez. Ai u njoh me idene ndersa vizitonte Australine, me pas ishte nje kompani lokale ajrore qe filloi te fabrikonte pajisjen e domosdoshme. Vetem ne vitin 1976 Oranizata Nderkombetare e Avicionit Civil e vendosi si standart boteror perdorimin e Kutise se Zeze.
Top Channel