Basketboll, Turqi-Serbi, gjysmëfinalja e parë

08/09/2010 23:45

Një gjuajtje tri pikëshe nga më shumë se 8 metra e Teodosiç, i ka dhënë gjysmëfinalen Serbisë në botërorin e basketbollit. Skuadra serbe mundi në sekondat e fundit të çerekfinales Spanjën me rezultatin e ngushtë 92-89, në një prej ndeshjeve më të bukura të këtij evenimenti.

Kampionët e Botës dhe të Europës në fuqi të Spanjës për pak përmbysën gjithçka në fundin e ndeshjes edhe pse pa Po Gasol, i cili në këtë takim kishte marrë rolin e komentatorit.

Ndryshimi duket menjëherë pasi Serbia merr shumë shpejt kontrollin e lojës, por gjithsesi kampionët në fuqi shpesh herë treguan se ishin prezent.

Përballja e këtyre dy skuadrave shkoi deri në atë pikë sa 25 sekonda nga përfundimi i takimit gjithçka ishte e barabartë 89-89, rifillimi i lojës vjen me mrekullinë e Teodosiç, i cili nga më shumë se 8 metra shënon trepikeshin fatal.

Në 3 sekondat e fundit Grabajosa humbet topin e gjithçka mbaron, Serbia tashmë ka të drejtën për të ëndërruar pasi përball në gjysmëfinale do të ketë vendasit e Turqisë, që mundën bindshëm Slloveninë me rezultatin 95-68.

Ky ishte një nga objektivat kryesorë të përfaqësueses turke që drejtohet nga Tanjeviç. Ndeshja mes tyre zgjati shumë pak, Turqia nuk tregoi vetëm forcë fizike në këtë ndeshje, por edhe teknikë e shpejtësi, gjithçka që duhet për basketbollin e ditëve të sotme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA