Brace: Qeveria nuk bën transparencën

01/09/2010 13:20

Deputeti socialist Erjon Brace deklaroi se qeveria refuzon transparencën për pasuritë publike, ndërsa akuzoi politikanët në pushtet për përfitime.

Brace deklaroi se në vitin 2007, deputetja Albana Vokshi, asokohe në cilësinë e anëtarës së Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë ‘Albpetrol’ ka shkelur ligjin duke favorizuar partnerin e saj Arjan Tartari dhe duke i dhënë kompanisë së tij “Stream Oil’ 4 kontrata.

Sipas Braces 4 marrëveshjet e hidrokarbureve u miratuan nga qeveria, duke i vënë në dispozicion kompanisë “Stream Oil’, 4 nga 6 vendburimet e naftës në vend.

Deputeti pohoi se ka dorëzuar në prokurori dokumenta dhe fakte që vërtetojnë deklaratat e PS-së për shkeljet me koncensionet në fushën e naftës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA