Mourinho ironizon Kaka për dëmtimin
16/08/2010 15:35
Dëmtimi i brazilianit Kaka nuk e tremb teknikun e Real Madrid, Jose Mourinho.
Edhe pse ai do qëndrojë rreth 4 muaj larg fushave për shkak të një dëmtimi të rëndë, portugezi nuk mendon se kjo do ta pengojë skuadrën e tij, madje zgjedh ironinë për të komentuar dëmtimin.
“Nuk mund ta ndryshojmë gjurin. Nëse do kisha mundësi do t’i jepja timin dhe unë do qëndroja në pankinë”, thekson Mourinho. Në vijim ai shtoi se kur Kaka të rekuperohet, skuadra do ketë kryer një blerje të rëndësishme por me kosto zero. Ndërkohë Kaka pret muajin nëntor kur do të kthehet në fushë.
Top Channel