Turpërohet, hajduti kërkon dëmshpërblim

24/07/2010 03:50

Kur e kapi duke vjedhur 845 stërlina, punëmarrësin e tij, punëdhënësi, Simon Kremer mendoi mirë të mos lajmëronte policinë, por ta turpëronte atë duke e detyruar të kalonte qytezën e Uajtam në Angli me një tabelë të varur në qafë ku shkruhej, “jam një hajdut”, por…

Sot Simon Kremer, viktima e vjedhjes së 845 stërlinave, rrezikon të paguajë shumë shtrenjtë gjetjen e tij për të turpëruar hajdutin.

Në fakt hajduti, Mark Gilbert e ka paditur atë për poshtërim dhe e fajëson atë se që prej dy vjetësh nuk arrin të gjejë më punë, pikërisht nga ai kalimi me tabelën “jam një hajdut”, në mes të qytezës.

Kremer u akuzua për rrëmbim personi, por gjykata e rrëzoi këtë akuzë dhe e mbylli dosjen penale të saj, por jo atë civile, pasi hajduti ka kërkuar si dëmshpërblim për përdhosjen e dinjitetit të tij plot 90 mijë stërlina.

Vetë Kremer pohon se ka vetëm 2 javë kohë që të paraqesë mbrojtjen e tij para gjykatës, ndërkohë që i vëllai i tij ka nisur një fushatë sensibilizuese në Facebook për të mbledhur fonde për vëllain në telashe.

Top Channel