Aksident ajror, piloti shpëton

24/07/2010 15:00

Shpëton mrekullisht në minutat e fundit duke u shkëputur nga avioni ndërsa ky i fundit për shkak të një defekti u përplas në tokë.

Piloti arriti që në castin vendimtar të bënte lëvizjen e duhur dhe të shpëtonte nga vdekja e sigurt.

E gjithë skena ndodhi në Kanada, gjatë një stërvitjeje ajrore. Avioni gjuajtës CF-18 i kapitenit 36-vjecar të Royal Canadian Air Force, Brian Bews, doli jashtë kontrollit. Avioni ka një kosto 36 milionë euro dhe pas përplasjes në tokë u shkatërrua tërësisht.

Megjithatë e rëndësishme është që nuk pati asnjë viktimë dhe piloti tregoi zotësinë e tij dhe nuk humbi toruan.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel