Reduktoni mishin që të humbni peshën

23/07/2010 13:45

Të hash më pak mish mund të jetë celësi për të pasur një peshë të mirë, thonë studiuesit.

Një studim evropian i kryer mbi pothuajse 400 mijë të rritur zbuloi se ngrënia e mishit është e lidhur me genin e peshës, edhe tek personat që marrin të njëjtin numër të kalorive.

Lidhja më e fuqishme u zbulua me mishin e përpunuar si suxhuku dhe proshuta, deklaron grupi i shkencëtarëve nga Imperial College London.

Studimi sugjeron se dietat me përmbajtje të larta proteine mund të mos ndihmojnë në dobësimin afatgjatë.

Top Channel