Komeditë romantike forcojnë jetën në cift

23/07/2010 10:00

Një komedi romantike 90 minutëshe mund të rinovojë jetën sentimentale për javë të tëra, muaj ndoshta edhe vite.

Kështu bën të ditur një sondazh australian i kryer ndaj 1 mijë të rriturve prej ‘Warner Home Video’ dhe i udhëhequr prej seksologes Gabrielle Morrissey.  

Para televizorit me shami në duar, fundi i lumtur i një filmi mund t’ju bëjë të mendoni ndryshe dhe të forconi marrëdhënien në cift.

E gjithë kjo vjen prej dëshirës për të qenë më të mirë se ai cifti i lumtur protagonist në film që iu ka bërë të ëndërroni.

Top Channel