Egjipt, zbulohet krateri i shkretëtirës

23/07/2010 16:50

Quhet Kamil dhe është një nga krateret më të mëdha të shkretëtirës, i shkaktuar nga përplasja e një meteoriti me Tokën.

Pavarësisht përmasave të vogla, meteori e ka kaluar atmosferën duke u përplasur me Tokën ku ka shkaktuar një krater me diametër 45 metra. Ky zbulimi është bërë nga disa studiues italo-egjiptianë dhe tregon qartë se edhe meteoritë të vegjël me diametër deri në 1.3 metra mund ta kalojnë atmosferën duke goditur planetin tonë.

Ky krater është identifikuar falë imazheve të marra nga Google Earth dhe mendohet të jetë formuar rreth 5 mijë vjet më parë. Meteori ka pasur përbërje të madhe metali, cka shpjegon edhe pse ai ka kaluar pa asnjë pengesë mburojën e Tokës të quajtur atmosferë.  

FOTO GALERI
1/2
45 metra metra diametër

Top Channel