" /> ">

Britani, i riu vdes nga kanceri në gji

23/07/2010 15:25

Kanceri i gjirit mund të vrasë edhe meshkujt. Ky fat tragjik i takoi anglezit 28 vjecar Nicky Avery, i rrëfyer nga “Daily Mail” që thekson se ai është viktima mashkull më i ri i kësaj sëmundjeje në Britani.

Avery luftoi kundër sëmundjes për 4 vjet rresht por në fund nuk ia doli të mbijetonte. Ai nuk kishte asnjë ide që kanceri i gjirit mund të vriste edhe meshkujt, por këtë të vërtetë tragjike e zbuloi në vitin 2006. Në muajin prill ai u martua me bashkëmoshataren e tij, Cheryl Perkins, e cila në moshën 24 vjecare e bindi të shkonte tek mjeku për të kontrolluar gjoksin.

Ashtu si me femrat edhe Averiu iu nënshtrua kimioterapisë dhe radioterapisë dhe në vitin 2007 sëmundja u zhduk. Por në mars të vitit të shkuar, mjekët vunë re gjurmë të kancerit në disa organe të tjera. Onkologia Anne Robinson rrëfen se u shtang kur zbuloi se pacienti i ri vuante nga një sëmundje e tillë. “Mënyra se si u përball me sëmundjen ishte fantastike”, thekson ajo.  

Top Channel