Zgjidhni veshje kundër rrezeve UV

22/07/2010 11:15

Nuk janë zgjidhje për ata që duan të nxihen më shumë, por janë mundësi për t’u mbojtur rrezet e dëmshme ultravjollcë, sidomos për ata persona me lëkurë të celët.

Janë veshje që të mbrojnë nga dielli dhe duhen përdorur sipas instruksioneve të Komisionit Federal Amerikan të Tregtisë.

Instituti Amerikan tërheq vëmendjen e konsumatorëve për etiketat e rrobave me pëlhura UV: duhet të jenë të sakta dhe të tregojnë faktorin e mbrojtjes se diellit, i cila përmban të dhëna për sasinë e rrezatimit që është thithur nga pëlhura (p.sh një faktor 20 tregon se një e njëzeta e rrobës filtron rrezet UV).

Këto veshje gjenden për momentin në SHBA dhe Australi në cdo dyqan sportiv për fëmijë dhe të rritur. Shumë shpejt këto veshje do të shiten edhe në Europë.

Top Channel