Vaksinë universale për gripin

22/07/2010 18:55

Lufta e gjatë e njeriut kundër gripit mund të përfundojë me fitoren e mendjes së njeriut.

Cdo virus i ndryshëm kërkon një ilac të ndryshëm dhe një shëmbull për këtë është edhe gripi i derrave që tmerroi botën një vit më parë. Kjo kërkon kohë dhe shumë para pasi një kompani farmaceutike duhet të punojë për shumë muaj që të nxjerrë në treg vaksinën.

Por tashmë mund të hidhet në treg një vaksinë universale për të gjithë viruset, edhe ata më të fortët. Vaksina është testuar nga studiuesit e “National Institute of Allergy and Infectious Diseases” dhe ka arritur rezultate tek minjtë, shimjet dhe disa kafshë të tjera.

Para se të testohet tek njerëzit do të nevojiten edhe 3 vjet pritje pasi kjo vaksinë synin të jetë efikase edhe për viruset që pësojnë mutacion.

Top Channel