Arabi, zotërohet nga “xhindet”, lidhet me zinxhirë

22/07/2010 17:10

Një i ri saudit që prej 6 vitesh jeton e lidhur me zinxhirë pasi shpirti i tij drejtohet nga një jinn.

Në traditën vendase, jinn janë entitete supernatyrale gjysmë njerëz dhe gjysmë shpirtra të këqinj që futen tek të rinjtë duke i dhunuar. Pasi mjekët fetarë nuk kanë arritur të gjejnë një rrugë për ta cliruar nga ky mallkim, i ati e ka lidhur djalin 29 vjecar në duar dhe këmbë me zinxhirë hekuri.

“Eshtë bërë pre e sulmeve dhe sytë i bëhen të bardhë dhe më pas ndihet një ze femre që vjen nga brenda trupit të tij”, shprehet i ati i të riut Turki. Djali jeton bashkë me familjen në Makah dhe është martuar me një vajzë, e cila nuk e ka braktisur, pavarësisht gjithckaje. Edhe i ati pretendon se është dominuar nga një jinn për 40 vjet por u clirua nga një sheik.

Docenti Muhammad Al-Suhali, Turki është në një gjendje gjysmë koma sepse ai nuk mund të hajë ose të kryejë i vetëm nevojat personale.  

Top Channel