Antarktidë, gjendet uiski 100 vjecar

22/07/2010 16:55

E braktisur në mes të Antarktidës, një shishe uiski ka mbijetuar për rreth 100 vjet në mes të akullit dhe acarit nga ekspedita e anglezit Sir Ernest Shackleton.

E zbuluar në vitin 2006, tashmë shishja ndodhet në Zelandën e Re ku po analizohet nga disa ekspertë. Bëhet fjalë për markën e njohur “McKinlay” që synon të rifitojë sërish zemrat e alkool-dashësve. Bashkë me këtë shishe janë gjetur edhe tre të tjera që janë lënë në vendbanimin e përkohshëm të Shackleton dhe ekspeditës së tij.

Kompania Whyte & Mackay që tashmë kontrollon McKinlay & Co, do presë analizat për të marrë një kampion të pijes në mënyrë që ta rihedhë në treg. “Nëse ka ngelur ende alkool dhe është në gjendje të mirë, shpresojmë të jemi në gjendje ta përsërisim”, shprehet drejtori i muzeut “Canterbury Museum”.

Top Channel