Anijet do të evitojnë përplasjen e balenave

22/07/2010 13:55

Mbi 20% e balenave të ngordhura në Detin Mesdhe, përplasen nga 200 mijë anije që lundrojnë.

Këto përplasje nuk rrezikojnë vetëm balenat, por ndonjëherë edhe njerëzit që ndodhen në bord.

Nga ky vëzhgim ka lindur edhe projektit më ambicioz i fundit Fushata për Mbrojtjen e Mesdheut. Falë një sistemi në rrjetin kompjuterik, anijeve u mundësohet që të gjejnë në kohë reale vendndodhjen e balenave dhe rrugën e tyre.

“Ky është një hap i rëndësishëm në mbrojtjen e këtyre të kafshëve, edhe pse mbetet shumë për të bërë”, thonë hartuesit e projektit.

Top Channel