Tumoret, kujdes me fëmijet me fekondim artificial

21/07/2010 11:50

Fëmijët e ngjizur falë procedurave të fekondimit artificial janë më të ekspozuar ndaj rrezikut për tumor gjatë kohës që janë minorenë.

Megjithatë rreziku është fare i vogël krahasuar për fëmijët e ngjizur natyralisht.

Kështu konfirmon një grup kërkuesish suedez që publikoi rezultatet në revistën amerikane “Pediatrics”, pasi mori në studim 27 mijë bebe të lindura me teknikën e fertilizimit in vitro.

Rreziku është shumë i vogël, por statistikisht domethënës.

Top Channel