Shoqëria e sinqertë, vlera e shtuar për njeriun

21/07/2010 18:50

Në një kohë të tillë zhvillimesh të shpejta urbane dhe sociale, sa vjen dhe bëhet më e vështirë të gjesh përkushtimin e duhur për mikun, shokun apo edhe për njerez më të afërt me të cilët ndan përgjegjësitë e jetës.

Ndodh te jete keshtu me nje pjese te mire te shoqerise, por ka ende ne qarkullim njerez te cilet megjithese koha dhe thinjat bejne te tyren, vazhdojne te ruajne besnikerisht shoqerine e hershme. Altin Haxhinasto dhe Elio Bega, jane takuar bashke ne kete dite te qete korriku per te kryer nje shetitje. Ne shoqeri ata gezojne statuse te ndryshme sociale, por ajo qe i lidh prej me shume se 30 vitesh eshte shoqeria e pandare.

“Ne jemi nje grup shokesh prej kater vetesh. Dy prej tyre jetojne ne Athine prej shume vitesh”, shprehet Altini. Si ne cdo shoqeri edhe ajo midis Altinit, Elios dhe dy shokeve te tjere qe plotesojne grupin, ulje-ngritjet kane qene mese normale, por keto kurba duket se nuk kane ndikuar ne shoqerine qe ata gezojne. “Kjo vjen edhe per shkak se secili ben zgjedhjet e tij per jeten private dhe ne keto momente ka njefare shkeputje por me pas gjerat avacojne prape keshtu qe ulje-ngritjet kane kaluar pa eksese te medha, prandaj mund te them se kjo eshte nje vlere”, thekson Elio.

Gjithkujt mund t’i linde pyetja, se cfare eshte ajo gje qe i mban bashkuar keta njerez. Djemte nuk dine te japin nje pergjigje te sakte, por ajo qe ata kane kuptuar eshte se celesi gjendet te respekti per njeri-tjetrin. “Askush nuk e di pse te pelqen shoku. Une them se ajo qe na mban te bashkuar eshte fakti qe ne respektojme personalitetin e gjitheseclit prej nesh”, shprehet Altini.

Shoqeria midis Altinit dhe djemve te tjere, tani i ka kaluar edhe kufijte e lidhjes qe ata i mban bashke. Ajo tashme eshte shtrire edhe me gjere, ne nje rreth me te ngushte familjar, duke e forcuar edhe me shume shoqerine midis tyre. “Shoqeria jone i ka kaluar kufijte. Ne marrim pjese ne gezimet dhe hallet e perbashketa. Po keshtu edhe femijet tane marrin pjese ne shoqerine tone”, shton Elio. Shoqeria e vertete nuk njihet vetem ne momentet e gezueshme.

Altini ka nje histori te vecante per te deftuar, e cila i ka lene mbresa te thella. “Une isha i semure para disa kohesh dhe kisha nevoje per trajtim shendetesor. Nje dite vjen Elio me nje zarf dhe aty brenda djemte kishin vendosur nje sasi parash te cilat do me sherbenin per t’u kuruar”, pohon ai. Shembulli i ketyre djemve, vlen shume. Ata kane kaluar vite te tera bashke, njohin shume mire vlerat e shoqerise dhe kane se cfare t’u mesojne brezave me te rinj ne moshe.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel