Boston, vjedhin firmën e Neil Armstrong

21/07/2010 16:50

Astronauti amerikan Neil Armstrong ka rënë viktimë e një ngjarjeje të rrallë pasi i është vjedhur firma me qëllim shitjen në internet.

Ngjarja ndodhi në aeroportin e Boston, ku njeriu që shkeli i pari në Hënë, po kalonte tranzit në aeroport. Një punonjës i terminalit i kërkoi firmën për disa dokumenta rutinë dhe Armstrong ndodqi këshillën tij. Por qëllimi i punonjësit të doganës ishte një tjetër, ta shiste firmën e Armstrong në internet.

Në SHBA ekziston një treg i jashtëligjshëm i shitjes së firmave të njerëzve të njohur. Ngjarja ndodhi në 13 mars dhe 2 punonjësit e firmës janë denoncuar.

Top Channel