Astronomi, zbulohet “monstra” e qiellit

21/07/2010 17:25

Shkencëtarët zbulojnë “monstrën” më të madhe të qiellit. Nuk u kishte shkuar në mendje se mund të ekzistonte një yll me të tilla përmasa, por ja që ekziston dhe ka një emër, R136a1.

Eshtë 265 herë më i madh se Dielli jonë dhe ndricimi i tij është 10 milionë herë më i madh. Astronomët kanë menduar përherë se një yll në të tilla përmasa nuk mund të ekzistonte pasi madhësia më ekstreme hipotezohej se ishte 130 herë sa Dielli.

Tashmë astrofizika duhet të ndryshojë rregullat pas zbulimit të bërë nga “Very Large Telescope” në Kili. Ky yll ndodhet në një masiv yjor rreth 22 mijë vjet dritë larg nesh dhe është shumë i ri.

Në një tjetër masiv yjor në mjegullnajën e Magelanit, shkencëtarët kanë zbuluar yje 7 herë më të nxehtë se dielli jonë, gjigandë dhe që jetojnë vetëm 3 milionë vjet.   

Top Channel