Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë në Itali, momente të ëmbla gjate muajit të mjaltit në Siçili
Wesley Snipes do të përballet me tre vjet burg pasi humbi në apel ndaj dënimit të tij të mëparshëm për shmangie të taksave.
Avokatët e aktorit, i njohur për interpretimin në trilogjinë “Blade”, e cilësuan vendimin e gjykatës si të paarsyeshëm.
Por nga ana e tij trupi gjykues vlerësoi se vendimi për të kaluar 3 vjet në një burg federal ishte i përshtatshëm.
Në shkurt të vitit 2008, Snipes u shpall fajtor për shmangie të pagimit të taksave në vitet 1999, 2000 dhe 2001.
Ai fitoi mbi 37 milionë dollarë të ardhura bruto mes viteve 1999-2004, por nuk i deklaroi ato duke mos paguar asnjë taksë përgjatë atyre viteve.
Top Channel