Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë në Itali, momente të ëmbla gjate muajit të mjaltit në Siçili
Aktori që interpreton Harry Potter, Daniel Radcliffe ka arritur të marrë rolin kryesor në filmin “Gruaja me të zeza”, që do të nisë së shpejti xhirimet.
Bazuar në novelën best-seller të Susan Hill, Radcliffe do të luajë një avokat të ri që e gjen veten të mashtruar dhe të përfshirë në një komplot.
Skenari i filmit është shkruar nga Jane Goldman, i cili shkroi edhe skenarin e filmit “Kick Ass”, që arriti majat e klasifikimeve.
“Jam shumë i emocionuar për faktin se do të jem pjesë e “Gruas me të zeza”. Skenari i Jane Goldman është shkruar shumë bukur, ai është i ëmbël dhe i frikshëm në të njëjtën kohë”, është shprehur Radcliffe.
Top Channel