Taylor Momsen nxehet për krahasimin me Cyrus

19/07/2010 12:45

Luftë në distancë mes dy këngëtareve amerikane, Taylor Momsen dhe Miley Cyrus.

Këngëtarja-aktore Momsen ka sulmuar kolegen në dy raste të ndryshme. Në rastin e parë ajo e cilsoi muzikën e saj shumë të varfër dhe të dobët, ndërsa në të dytën ironizoi duke kërkuar muzikë në këngët e Miley.

Mesa duket, zërat që e akuzojnë se kërkon të kopjojë stilin e Miley, e kanë nxehur këngëtaren bionde. “Unë nuk dua të jem Miley sepse fama nuk më intereson. Atë që bëj e bëj sepse e dua muzikën. Kush dëgjon CD-në time e kupton se është rock”, shprehet Taylor.   

Top Channel