Afrikë e Jugut, Nelson Mandela mbush 92 vjec

19/07/2010 08:50

Ikona e Afrikës së Jugut, ish presidenti dhe cmimi Nobel për Paqen. Nelson Mandela mbushi dje plot 92 vjec.

Ish i burgosuri në burgjet e regjimit të apartedit ka marrë mijëra letra urimi para shtëpisë së tij në Johanesburg.

Ndërkohë edhe bota e kujton këtë ditë duke kremtuar “Nelson Mandela International Day” të mbështetur nga Kombet e Bashkuara për t’i bërë homazh luftës së tij për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Top Channel