Gibson në terapi pas fyerjeve dhe dhunës

15/07/2010 11:25

Pas fyerjeve dhe dhunës së ushtruar ndaj ish-të dashurës, aktori Mel Gibson ka kuptuar se marrëdhënia me modelen Oksana Grigorieva ishte e rëndë dhe aspak e shëndetshme.

Miqtë e Gibson thonë se aktori ka nisur terapi për të gjetur paqe të brendshme dhe i është drejtuar një specialisti për të realizuar objektivin e tij: të ketë një jetë më të mirë!

Gibson lëshoi shprehje raciste si dhe degradoi në përdorimin e dhunës duke marrë kritika të forta edhe prej fansave të tij për këto sjellje aspak të këndshme.

Më parë Gibson shpesh është përfolur për problemet e tij me alkoolin.

Top Channel