Bien akuzat ndaj Steven Seagal

15/07/2010 13:35

Padia për ngacmime seksuale e ngritur ndaj Steven Seagal, aktori i njohur i filmave me aksion, është rrëzuar.

Ish-sekretarja personale e yllit të arteve marciale, Kayden Nguyen, hapi një cështje 1 milion dollarëshe, duke pretenduar se punëdhënësi kishte abuzuar me të dhe vajza të tjera të trafikuara.

Nga ana e tij Seagal, i cili për shkak të cështjes u detyrua të ndërpresë reality shoë-n e tij, i ka mohuar vazhdimisht akuzat e ngritura.

Avokatët e aktorit dhe ata të sekretares së tij nuk bënë asnjë koment pas vendimit për rrëzimin e akuzave. Përfaqësuesit ligjorë të aktorit të njohur u përpoqën ta zgjidhnin cështjen në mënyrë private.

Top Channel