Ndërron jetë krijuesi i këngës “Oh Happy Day”

14/07/2010 10:50

Walter Hawkins, një prej zërave më të sukseshshëm të muzikës amerikane, simbol i këngës “Oh Happy Day” në vitin 1967, ka ndërruar jetë në moshën 61 vjecare.

“Humba vëllain, bariun dhe mikun tim më të mirë:, tha vëllai i tij, Edwin Hawkins që bashkë me të krijoi këngën që më pas do hynte në listën “Këngët e shekullit” në SHBA.

Walter Hawkins ishte diplomuar në teologji, ndërsa në vitin 1973 u emërua prift duke krijuar edhe kishën e tij “Love Center Church” në Oakland.

Top Channel