Corona-Rodriguez, ndarje “spektakolare”

14/07/2010 08:55

Fabrizio Corona dhe Belen Rodriguez, cifti më i përfolur në Itali, i ka dhënë fund historisë.

Sipas revistës Novella 2000, ish paparaci ka vendosur para banesës së modeles të gjitha plackat e saj edhe pse Belen ndodhet jashtë shtetit.

Gjithcka nisi këtë fundjavë gjatë pushimeve në Formentera ku për shkak të xhelozisë, Belen u largua nga shtëpia e marrë me qera, duke shkuar në Ibiza ku u takua me ish të dashurin Marco Borriello.

Kohët e fundit Fabrizio dhe Belen kanë pushtuar faqet e para të ediave gossip për shkak të mosmarrëvedhjeve të shumta mes tyre.

Top Channel