Shakira, Cavalli veshi këngëtaren në Afrikën e Jugut

13/07/2010 18:30

FIFA World Cup 2010 u mbyll me një performancë të këngëtares kolumbiane Shakira, e cila këndoi himnin e këtij botërori “Waka Waka”.

Ajo u shfaq në skenën e stadiumit “Soccer City” në formë të shkëlqyer dhe me një veshje plot ngjyra dhe energji që simbolizon kontinentin e Afrikës. Por kush e dizenjoi veshjen e këngëtares? Nuk bëhet fjalë për ndonjë stilist vendas por për italianin e famshëm Roberto Cavalli.

Në fustanin e kolumbianes ranë në sy një miks ngjyrash të kombinuara me mjeshtëri nga Cavalli. Stilisti krijoi edhe veshjen e Shakiras gjatë ceremonisë hapëse, por mbyllja dhuroi më shumë emocione pikërisht për shkak të finales së madhe.  

Top Channel