Pamela kundër ndërhyrjes në fytyrë

13/07/2010 18:10

Të gjithë i mbajnë mend linjat e Pamela Anderson në serialin e famshëm “Baywatch” dhe gjithkush mund të mendojë se biondja hollivudiane ka ndërhyrë në trupin e saj, por nuk është aspak kështu.

Ajo nuk e pranon ndërhyrjen e bisturisë apo kirurgjisë plastike në trupin e saj. Anderson shprehet se dëshiron të plaket me fytyrën e saj origjinale.

“Nuk kam bërë Botox dhe nuk besoj se plakja e fytyrës po më tremb. Mendoj se gjithcka ka kohën e saj, sidomos në moshën 43 vjecare. Nuk kam qënë asnjëherë një njeri simpatik dhe nuk e di pse duhet të jem tani”, shprehet me modesti Pamela. Ajo shton se preferon një look natyral dhe asnjëherë nuk e ka tepruar me produktet për fytyrën.   

Top Channel