Fotot e para të djalit të Ronaldos

13/07/2010 11:05

Djali i Cristiano Ronaldos ‘shfaqet’ për publikun. Nuk mund të shihet më shumë se një tufë flokësh dhe këmbët e vogla, megjithatë ajo që dihet me siguri është se bebja në fjalë është djali i futbollistit të famshëm Cristiano.

Foshnja është fotografuar, ndërsa ishte nën kujdesin e mamasë së Ronaldos, Dolores Aveiro, të dashurit të saj Jose Andrade dhe një dadoje.

Nga fotoja nuk mund të shquhen mirë tiparet e fëmijës, por duket qartë se ai duhet t’i ngjajë më shumë nënës misterioze se sa babait me lëkurë të zeshkët.

Për heshtjen e nënës Ronaldo pagoi para ndërsa për rritjen e fëmijës do të kujdesën mamaja dhe motra e tij.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel