Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë në Itali, momente të ëmbla gjate muajit të mjaltit në Siçili
BBC do të sjellë në ekranet televizive britanike këtë fundjavë versionin modern të detektivit legjendar Sherlock Holmes.
Aktori Benedict Cumberbatch, i cili do të interpretojë personazhin e krijuar nga Sir Arthur Conan Doyle, ka deklaruar se ndihej shumë i emocionuar për këtë rol.
“Ndjej një gëzim të madh të shoqëruar me një shqetësim nervoz. Ju do të shikoni Holmes dhe do të bëni krahasimin e të vjetrit me të riun. Po unë cfarë po bëj? A dua të identifikohem me këtë personazh? Është e cuditshme të jesh aktor”, është shprehur Cumberbatch.
Sherloc Holmes do të jetë një serial që do të përbëhet nga tre seri 90 minutëshe, i përshtatur në kohën e sotme nga shkrimtarët Steven Moffat dhe Mark Gatiss.
Edhe këtu, detektivi do të shoqërohet nga ndihmësi i tij i pandashëm, Doctor Watson, i cili ashtu sikurse në libër, sapo është kthyer nga Afganistani.
Top Channel